Agencija za prevođenje

Court interpreters and translators

Sudski tumači i prevoditelji

Language Translation Agency

 
 
 
   

PËRKTHIM SIMULTAN DHE KONSEKUTIV

PËRKTHIMI SIMULTAN

Përkthyesit tanë profesionist me përvojë do të ndihmojnë për zhvillimin më të suksesshëm të kongreseve, seminareve, simpoziumeve, video-konferencave, punëtorive dhe mbledhjeve të ndryshme. Gjatë përkthimit simultan, përkthyesit janë të vendosur në kabina speciale të pajisura, ndërsa pjesëmarrësit në mbledhjen me ndihmën e kufjeve dëgjojnë përkthimin simultan në gjuhën e tyre. Pajisjen e nevojshme (kabina, kufje, mikrofona, pajisje teknike, teknik të kualifikuar për kontrollin e pajisjes) BEKOS sh .p. k. gjithashtu mund të ofrojë.

PËRKTHIMI KONSEKUTIV

Përkthimi konsekutiv zakonisht zhvillohet me një grup më të vogël të pjesëmarrësve nëpër mbledhje të ndryshme afariste. Përkthyesi konsekutiv, përmbajtjen e fjalimit e përkthen në gjuhën synuese gjatë pauzës së shkurtë të cilën duhet të bëjë folësi.

Chuchotage (përkthim me pëshpëritje)

Lloji i përkthimit i përshtatshëm për disa persona ose grupe të vogla. Përkthyesi duhet të jetë afër grupit ose personit të cilët kanë nevojë për përkthim dhe përkthen paralelisht me prezantimin e folësit, por pa u vërejtur me anë të pëshpëritjes.  
Profesionalizmi dhe përvoja e përkthyesve tanë do të ndihmojnë në organizimin e suksesshëm të mbledhjeve të juaja afariste. Besueshmëria dhe fshehja e sekreteve afariste janë të garantuara.