Agencija za prevođenje

Court interpreters and translators

Sudski tumači i prevoditelji

Language Translation Agency

 
 
 
   

PËRKTHIME ME SHKRIM

Shërbime përkthimi në anglisht, bullgarisht, çekisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, maqedonisht, rusisht, serbisht, shqip, sllovenisht, spanjollisht dhe nga këto gjuhë në kroatisht.

Përkthime profesionale dhe kualitative nga lëmia e drejtësisë, ekonomisë, mjekësisë, farmacisë, religjionit, arkitekturës, ndërtimtarisë, maqinerisë.

Respektimi i afateve të caktuara dhe rruajtja e fshehtësive afariste.

Përvojë shumëvjeçare në lëminë e përkthimit.

PËRKTHIMI I WEB FAQEVE

Edhepse shfrytëzuesit e Internetit mund të vizitojnë web faqen tuaj, athua do t'a kuptojnë? Nëse faqja juaj është vetëm në gjuhën tuaj, pjesa më e madhe e botës as do t'a kuptojë as do t'a shfrytëzojë. Është mirë që faqen tuaj afariste t'a keni në gjuhët amë të shfrytëzuesve. Adaptimi dhe përkthimi i web faqeve kërkon njohuri linguistike dhe informatike. Me ndihmën e njohurive dhe përvojës sonë, mund të ju ndihmojmë në eliminimin e poblemeve klasike të internacionalizimit të web faqeve.

LEKTURA

Si rregull çdo tekst e lektorojnë folës burimorë të gjuhës përkatëse që garanton kualitet më të lartë të përkthimit.

PËRKTHYESE GJYQËSORE

Tekstet, respektivisht dokumentet, e përkthyera i vërtetojnë përkthyesit tanë që njëkohësisht janë edhe përkthyes gjyqësorë për gjuhën përkatëse të huaj.

PUBLIKIME NGA TAVOLINA (DTP)

Përkthejmë tekste dhe me anë të programit përkatës grafik e pregatisim për shtyp (përdorim PageMaker, QuarkXPress, FrameMaker, Adobe Illustrator dhe FreeHand).

OFERTË E POSAÇME:

  • 24-orë shërbim për përkthime urgjente
  • përpunim grafik i tekstit
  • për përkthim përdorim TRADOS dhe WORD FAST

DËRGESA:

  • nëpërmjet postës elektronike
  • me disketë
  • i shtypur në letër, i vërtetuar ose i pavërtetuar
  • me faks

ÇMIMET:

Çmimi i përkthimit varet nga lloji i tekstit, kombinimi i gjuhëve, numri i faqeve që përkthehen (mundësi lirimi për porosi më të mëdha), si dhe urgjenca e përkthimit.

Baza e llogaritjes është tabaku i autorit (1450 karaktere).